Programi - Java e Kuturës Japoneze 2023 (Shqip)

2023/10/3
Ambasada e Japonisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë Shqipate të Kulturës, do të organizojë Javën e Kulturës Japoneze nga data 16 deri më 21 tetor. Do të mbahen tre aktivite: Festivali i Filmit Japonez, Koncerti Klasik Japonez dhe Kupa e Ambasadorit (me arte marciale japoneze).
 
Gjatë Festivalit të Filmit Japonez do të shfaqen pesë filma të prodhuar në Japoni. Ju do mund të shijoni kulturën e pasur të filmit japonez përmes historive që variojnë nga miqësia mes disa boksierëve të rinj në vitet 1960, e deri te një komedi bashkëkohore mbi një samurai që ka një urdhër për të vrarë një mace.
 
Në Koncertin Klasik Japonez, ju do mund të shijoni një ndërthurje mes muzikës perëndimore dhe asaj japoneze.
 
Kupa e Ambasadorit është një kampionat i arteve marciale japoneze: karate dhe xhudo. Shumë shqiptarë praktikojnë karate dhe xhudo dhe Ambasadori i Japonisë do t’ju jap medalje sportistëve. Eventi do të shërbejë si një simbol i shkëmbimeve kulturore mes Japonisë dhe Shqipërisë. Shpresojmë që të merrni pjesë, për të parë, prekur dhe shijuar kulturën japoneze dhe presim t'ju shohim në ngjarje.

 
  • Festivali i Filmit Japonez
Ora: 19:00
Vendi: Kinema Agimi                                                           
   
     17 tetor - Macja e Samurait
    18 tetor - Burri me pushkë
    19 tetor - Thyej dhe rrëmbe 1 milion dollarë
    20 tetor - Flladi në kreshtë
    21 tetor - Nëna e Pecoross dhe ditët e saj

 















 
  • Koncert Klasik Japonez në bashkëpunim me Universitetin e Arteve
Vendi: Salla e Koncerteve Universiteti i Arteve
Ora: 19:00

19 tetor - Koncert me studentët e Universitetit të Arteve
20 tetor - Koncert me Muzikantë Shqiptar të Universitetit të Arteve

 
  • Artet Marciale Japoneze – Kupa e Ambasadorit 2024
Vendi: Parku Olimpik
Ora: 10:00















 

 

Shënime:
  • Përmbajtja, datat dhe orët e programit mund të ndryshojnë
  • Të drejtat e autorit të çdo filmi që do të transmetohet gjatë Javës së Kulturës Japoneze, i përkasin ofruesve përkatës të filmit.
  • Do të bëjmë një anketë me shkrim në fund të çdo aktiviteti për të na ndihmuar të përmirësojmë cilësinë e aktiviteteve në të ardhmen dhe do vlerësonim bashkëpunimin tuaj për këtë.