Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni
2024/3/1
Të premten, më datë 1 mars, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministrja Pirdeni mori pjesë edhe në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë, më 22 shkurt.
Gjatë takimit, Ambasadorja Kato shkëmbeu opinione me Ministren Pirdeni mbi zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin publik në Shqipëri dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.