Pritja me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë

2024/2/22
                              


  Të enjten, më 22 shkurt, Ambasadorja Kato organizoi në Tiranë një pritje me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë. Në pritje morën pjesë rreth 300 persona, duke përfshirë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Bajram Begaj dhe Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Sh.T.Znj. Adea Pirdeni. Gjithashtu, morën pjesë zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë, përfaqësues të trupave diplomatike, dhe personalitete nga fusha akademike, kulturore, e sportit dhe e biznesit.
 
  Në hapje të ceremonisë, studentë të Universitetit të Arteve të Tiranës luajtën himnin kombëtar Japonez dhe Shqiptar. Në vijim, Ambasadorja Kato i shprehu mirënjohjen e saj Presidentit Begaj dhe qytetarëve shqiptar për mesazhet e tyre solidarizuese me personat e prekur nga tërmeti që goditi Gadishullin e Notos në Japoni. Ajo foli gjithashtu për progresin e marrëdhënieve Japoni-Shqipëri gjatë vitit të kaluar, e shenjuar nga vizitat e shumë personaliteteve, përfshirë atë të Kryeministrit Rama në Japoni, dhe u shpreh se do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
 
  Gjatë pritjes, u servirën gatime të kuzhinës japoneze të përgatitura nga shefja e Rezidencës së Ambasadores, Znj. Miyashita, u ofrua dhe u promovua sake-ja dhe uiski japonez, dhe u prezantuan materiale promocionale të Japonisë si video dhe broshura.
 
  Në përgjigje të dëshirës dhe urimeve të shumë pjesëmarrësve, Ambasada e Japonisë do të vijojë përpjekjet për të forcuar më tej marrëdhëniet midis Japonisë dhe Shqipërisë.