Ekspozita e fotografive "Udhëtim në Japoni"
2024/2/27
![](/files/100628156.png)
![](/files/100628157.png)
![](/files/100628158.jpg)
Të martën, më 27 shkurt, Ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së fotografisë japoneze “Udhëtim në Japoni” në Bibliotekën Marin Barletti në Shkodër. Ekspozita është një pasqyrim i jetës së përditshme në Japoni dhe përbëhet nga tre kategori: Natyra, Arkitektura dhe Jeta e Përditshme. Në gusht të vitit 2023, Biblioteka Marin-Barletti mori një donacion prej 150 librash me tema të ndryshme rreth Japonisë përmes Projektit READ JAPAN, projekt i “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”.
Në ceremoninë e hapjes, ndër të tjerë, morën pjesë znj. Majlinda Angoni, Prefektja e Qarkut Shkodër, z. Benet Beci, Kryetar i Bashkisë Shkodër, dhe znj. Ledia Dushi, Drejtore e Bibliotekës. Gjatë ceremonisë Ambasadorja Kato shprehu dëshirën që nëpërmjet kësaj ekspozite qytetarët Shqiptarë të njihen me jetën e përditshme dhe peisazhet e bukura të Japonisë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 mars.