Pjesëmarrja e Ambasadores Kato në Forumin e Biznesit Shqipëri–Japoni dhe organizimi i një pritjeje në funksion të forcimit të lidhjeve të biznesit
2026/11/17

Nga e diela, 15 nëntor, deri të martën, 17 nëntor, një delegacion biznesi i Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO), i kryesuar nga Presidenti i JETRO-s, z. Susumu Kataoka, zhvilloi një vizitë në Shqipëri. Në mëngjesin e 16 nëntorit, në Tiranë u zhvillua “Forumi i Biznesit Shqipëri–Japoni dhe Takimet B2B”, i organizuar nga JETRO, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në hapje të forumit, fjalën hyrëse e mbajtën z. Erlind Sulo, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë; z. Kataoka, kreu i delegacionit; Ambasadorja Kato; Sh.T.Z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë në Japoni; z. Avni Ponari, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoni–Shqipëri (AJCCI); si dhe znj. Laura Plaku, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA-s.
Përfaqësuesit e palës shqiptare mirëpritën vizitën e dytë të delegacionit të biznesit të JETRO-s në Shqipëri (pas vizitës së parë të zhvilluar në nëntor 2025) dhe shprehën pritshmëritë e tyre të larta për bashkëpunimin e ardhshëm me kompanitë japoneze.

Kreu i delegacionit, z. Kataoka, theksoi se në këtë vizitë të dytë të delegacionit të biznesit të JETRO-s në Shqipëri marrin pjesë përfaqësues të 16 kompanive dhe organizatave, duke shënuar një rritje të pjesëmarrjes krahasuar me vizitën e mëparshme. Ai prezantoi gjithashtu objektivat e misionit, të cilat fokusohen në fushat e mjedisit, energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Ambasadorja Kato rikujtoi samitin Japoni–Shqipëri, të zhvilluar në Tokio në Maj të vitit 2026, gjatë të cilit u konfirmua angazhimi për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve. Ajo shprehu kënaqësinë e saj të sinqertë për vizitën e këtij delegacioni të JETRO-s në Shqipëri, si një hap konkret në vijim të takimit të nivelit të lartë. Gjithashtu, Ambasadorja Kato uroi që, gjatë programit të vizitës në Shqipëri, anëtarët e delegacionit të njiheshin nga afër me zhvillimet dhe transformimet që po përjeton vendi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi se kjo vizitë përbën një mundësi të vlefshme për përfaqësuesit e palës shqiptare që të diskutojnë drejtpërdrejt me kompanitë japoneze mbi interesat e tyre konkrete dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Pas sesionit të hapjes, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Plaku, prezantoi zhvillimet më të fundit lidhur me mjedisin e investimeve të huaja në Shqipëri. Në vijim, pala shqiptare prezantoi mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm, pasuar nga një shkëmbim aktiv mendimesh ndërmjet përfaqësuesve të kompanive shqiptare të ftuara dhe anëtarëve të delegacionit të biznesit të JETRO.
Më pas, u zhvilluan takime B2B ndërmjet kompanive japoneze dhe shqiptare, me synim zgjerimin e kontakteve të biznesit dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim.
Më pas, u zhvilluan takime B2B ndërmjet kompanive japoneze dhe shqiptare, me synim zgjerimin e kontakteve të biznesit dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim.

Në mbrëmje, Ambasadorja Kato organizoi një pritje për të lehtësuar krijimin e kontakteve B2G (biznes–qeveri) ndërmjet anëtarëve të delegacionit dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Gjatë pritjes, të pranishmit shijuan gatimet e përgatitura me shumë kujdes nga z. Hideki Miura,
kuzhinieri i Ambasadës, duke përdorur përbërës ushqimorë shqiptarë. Gjithashtu, u shërbyen sake japoneze, verë japoneze dhe verë shqiptare, duke krijuar mundësi për shkëmbime të mëtejshme joformale të mendimeve dhe zgjerimin e kontakteve.
kuzhinieri i Ambasadës, duke përdorur përbërës ushqimorë shqiptarë. Gjithashtu, u shërbyen sake japoneze, verë japoneze dhe verë shqiptare, duke krijuar mundësi për shkëmbime të mëtejshme joformale të mendimeve dhe zgjerimin e kontakteve.

