Ceremonia e Nënshkrimit të Projektit të Bashkëpunimit me Fondin e Ballkanit Perëndimor
2026/10/28

Të martën, më 28 tetor, Ambasadorja KATO nënshkroi një kontratë me Dr. Gjergj Murra, Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF), lidhur me kontraktimin e simpoziumit “#Beyond27+: Dialogu Rajonal mbi Tranzicionin e Gjelbër” (në Sekretariatin e WBF-së).

Ky projekt synon të promovojë bashkëpunimin rajonal në fushën e “Tranzicionit të Gjelbër”, një sfidë e përbashkët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te “Kapitulli 27”, standardi për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Simpoziumi do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, përfshirë qeveritë qendrore, ekspertët, mediat dhe shoqërinë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Japonisë do t’i ofrojë WBF-së 50.300 euro për mbështetjen e këtij projekti.
Kjo mbështetje japoneze për WBF-në është pjesë e bashkëpunimit në kuadër të “Nismës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor” (shpallur nga ish-Kryeministri Abe në vitin 2018), e cila synon të mbështesë reformat ekonomike dhe shoqërore në vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe të promovojë bashkëpunimin brenda rajonit.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe vuri në dukje ndihmën e dhënë më parë nga Japonia në fushën e parandalimit dhe zbutjes së pasojave të fatkeqësive. Ajo deklaroi se nxitja e dialogut rajonal nëpërmjet këtij projekti është një qasje ideale për ta bërë efektiv bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me WBF-në dhe me aktorët e projektit për suksesin e këtij eventi.