Nënshkrimi i Kontratës së Grantit për “Projektin për Pajisjen e Spitalit Rajonal të Beratit me një Grafi Dixhitale” në kuadër të skemës së Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2026
2026/10/26

Të hënën, më 26 tetor, në Ambasadën e Japonisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për “Projektin për Pajisjen e Spitalit Rajonal të Beratit me një Grafi Dixhitale”, në kuadër të Programit të Ndihmës me Grante për Projektet të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (Viti Fiskal 2026). Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe Dr. Arian Boci, Drejtor Ekzekutiv i OJF-së “Shoqata IZHPSHK”. Nëpërmjet këtij granti, Spitali Rajonal i Beratit do të pajiset me një Grafi Dixhitale me rreze X. Kjo pajisje do t’i mundësojë spitalit ofrimin në kohë të shërbimeve mjekësore cilësore, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për banorët e rajonit të Beratit.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato u shpreh se ky grant do të ndihmojë në arritjen e objektivave të lartpërmendura. Ajo theksoi se ky projekt do të mbështesë “Rritjen e Barabartë e të Qëndrueshme”, një nga dy fushat kryesore të bashkëpunimit ekonomik të Japonisë me Shqipërinë. Ambasadorja vlerësoi kontributin e organizatës jofitimprurëse “Shoqata IZHPSHK”, e cila ka realizuar projekte në fusha të ndryshme, si shëndetësi, mirëqenie sociale dhe arsim, në të gjithë Shqipërinë.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e nxitjes së veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse në Shqipëri, në funksion të objektivit kombëtar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke uruar që ky bashkëpunim me OJF-në do të kontribuojë në mënyrë të tërthortë në përpjekjet e vendit për realizimin e këtij objektivi. Ambasadorja shprehu gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Japonisë me Shoqatën IZHPSHK, Spitalin Rajonal të Beratit, e më gjerë me Shqipërinë, të thellohen edhe më tej.

Dr. Arian Boci, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës IZHPSHK dhe Dr. Arben Konomi, Drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit, shprehën mirënjohjen e tyre ndaj popullit japonez për mbështetjen e dhënë.