Demonstrim i Ceremonisë së Çajit Japonez (Java e Kulturës Japoneze 2026)
2026/10/22

Të mërkurën, më 14 tetor, dhe të enjten, më 15 tetor, Ambasada organizoi një demonstrim të Ceremonisë së Çajit Japonez në ambientet e Albanian Night në Tiranë, në kuadër të Javës së Kulturës Japoneze 2026.

Në fillim të demonstrimit, Ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Albanian Night. Duke mirëpritur profesorin Sasaki, z. Wesseloh dhe znj. Morita nga Shoqata Urasenke Tankokai Hamburg, Ambasadorja prezantoi historinë e ceremonisë së çajit dhe “Shtatë Rregullat e Rikyu-së” (Rikyu Shichisoku).

Profesoresha Sasaki, kryetare e shoqatës, në rolin e mikpritëses (Teishu), duke prezantuar një demonstrim të ceremonisë së përgatitjes së çajit jeshil japonez "Usucha".

Gjatë dy ditëve të demonstrimeve, mirëpritëm përfaqësues të misioneve diplomatike, profesionistë të fushës së kulturës dhe nxënës të gjuhës japoneze. Të gjithë të pranishmit patën kënaqësinë të shijonin çajin tonë matcha dhe ëmbëlsirat tradicionale japoneze.

U zhvillua gjithashtu një sesion mjaft i gjallë pyetje-përgjigjesh, gjatë të cilit pjesëmarrësit parashtruan pyetje të shumta rreth rregullimit të dhomës, enëve dhe pajisjeve të çajit, si dhe veshjeve tradicionale japoneze, kimono. Kjo pasqyroi interesimin e tyre të madh për këtë traditë të kulturorës japoneze.

