Vizitë e organizuar për mediat lokale
2026/9/30

Të mërkurën, më 23 shtator, Ambasada e Japonisë organizoi një vizitë informuese për mediat lokale, ku morën pjesë 8 gazetarë dhe operatorë kamerash, nga 7 gazeta dhe televizione.Vizita synoi të krijojë më shumë mundësi për pasqyrimin e bashkëpunimit zhvillimor të Japonisë, si dhe të kontribuojë në përcjelljen e informacionit mbi këtë bashkëpunim te zyrtarët e qeverisë shqiptare, intelektualët dhe publiku i gjerë.
Në nisje të aktivitetit, Ambasadorja Kato u prezantoi gazetarëve pjesëmarrës një përmbledhje të bashkëpunimit zhvillimor të Japonisë me Shqipërinë.

Më pas, delegacioni i mediave vizitoi ujëmbledhësin e Bovillës për të parë nga afër zbatimin e projektit të bashkëpunimit teknik “Projekti për Forcimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (NbS-DRR)”.
Gjatë vizitës, ekspertët japonezë që ofrojnë asistencë teknike në kuadër të projektit, së bashku me përfaqësuesit shqiptarë, prezantuan për gazetarët masat dhe ndërhyrjet e ndërmarra për parandalimin e zjarreve në pyje dhe reduktimin e erozionit të tokës , në kuadër të këtij projekti të JICA-s.

Duke vijuar, delegacioni i mediave vizitoi “Projektin për Sigurimin e Pajisjeve të Specializuara për Prodhimin e Protezave dhe Ortezave në Tiranë”, i financuar në kuadër të Asistencës me Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP).
Projekti synon të përmirësojë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në shoqëri, përmes pajisjes së organizatës joqeveritare “Shpresa për Jetën”, me bazë në Tiranë, me pajisje të specializuara për prodhimin e protezave dhe ortezave. Gjatë vizitës, një përfaqësues i “Shpresa për Jetën” ndau me gazetarët dëshmitë e përfituesve, të cilët shprehën kënaqësinë që, falë mbështetjes së Japonisë për pajisjet e prodhimit, tashmë mund të ofrohet një numër më i madh protezash dhe ortezash.

Në përfundim, delegacioni i mediave zhvilloi intervista me pjesëmarrës në programet e trajnimit të JICA-s. Ish-pjesëmarrësit ndanë përvojën dhe rezultatet e përfituara nga trajnimet e ndjekura në Japoni, duke prezantuar njohuritë dhe praktikat e fituara në fushën e menaxhimit të rrezikut nga tërmetet dhe të administrimit publik.
Pas vizitës mediatike, gazeta dhe televizione të ndryshme nisën të pasqyrojnë njëra pas tjetrës projektet dhe nismat e Japonisë në fushën e bashkëpunimit zhvillimor. Pasqyrimi më i gjerë i këtyre projekteve në mediat me audiencë të gjerë në Shqipëri kontribuoi në rritjen e informimit dhe të kuptuarit të publikut shqiptar mbi kontributin e Japonisë në zhvillimin e vendit.
Lidhje të ngjashme (faqe të jashtme)
Artikujt online dhe kronikat televizive të publikuara nga gazeta dhe televizione të ndryshme pas vizitës mediatike, të renditura sipas radhës së publikimit.
Drita TV
JICA, ura e dijes dhe ekspertizës japoneze në Shqipëri
https://drita.tv/jica-ura-e-dijes-dhe-ekspertizes-japoneze-ne-shqiperi/
Albanian Daily News
Japonia promovon teknologjitë ekologjike dhe investimet sociale në nivel komunitar
https://albaniandailynews.com/news/japan-champions-eco-tech-grassroots-social-investments
Gazeta Fjala
Japonia sjell në Bovillë, përmes bashkëpunimit për zhvillim, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën ndaj erozionit
https://fjala.al/japonia-sjell-ne-boville-permes-bashkepunimit-per-zhvillim-mbrojtjen-e-mjedisit-dhe-luften-ndaj-erozionit/
FX Media
Eksperienca japoneze në Shqipëri, nga trajnimi te ndryshimi institucional
https://fxmedianews.com/eksperienca-japoneze-ne-shqiperi-nga-trajnimi-te-ndryshimi-institucional/
News 24
Mbështetja japoneze për Shqipërinë, në fokus mjedisi dhe krijimi i kushteve të barabarta
https://www.youtube.com/watch?v=aN1zPuAg0wM
ATA
Ambasadorja Kato: 80 projekte japoneze në Shqipëri për mjedisin, arsimin dhe shëndetësinë
https://en.ata.gov.al/2026/09/26/ambassador-80-japanese-funded-projects-in-albania-across-environment-education-and-healthcare/
RTSH
Ambasadori i Japonisë: 80 projekte mbështesin komunitetet në të gjithë Shqipërinë
https://rtsh.al/rti/en/japanese-ambassador-80-projects-support-communities-across-albania/
Tirana Diplomat

https://www.tiranadiplomat.com/2026/09/26/ambasadorja-kato-80-projekte-japoneze-ne-shqiperi-per-mjedisin-arsimin-dhe-shendetesine/
A2 CNN
Japonia si model, Shqipëria në kërkim të motorit të ri ekonomik
https://a2news.com/shqiperia/ekonomi/japonia-si-model-shqiperia-ne-kerkim-te-motorit-te-ri-ekonomik-i1186030