Vizitë kortezie nga znj. Macdonald, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri
2026/2/5

Të martën, më 3 shkurt, Ambasadorja Kato priti në një vizitë kortezie znj. Ingrid Macdonald, Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, me rastin e emërimit të saj në këtë detyrë. Ambasadorja diskutoi gjithashtu marrëdhëniet bashkëpunuese ndërmjet Japonisë dhe agjencive të ndryshme të OKB-së në Shqipëri, duke shkëmbyer mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
