Ish-ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Amb. Teneqexhiu i jepet urdhri “Lindja e Diellit , Ylli i Artë dhe i Argjendtë “

2025/4/29

 Të martën, më 29 prill, zyra e kabinetit të qeverisë japoneze shpalli listën e përfituesve të huaj të dekoratave për pranverën e Reiwa 7 (2025). Nga Shqipëria, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Amb. Gjergj Teneqexhiu, iu dha urdhri "Lindja e Diellit , Ylli i Artë dhe i Argjendtë" në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e miqësisë mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Dekoratat u jepen shtetasve të huaj që kanë dhënë kontribut të madh në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e miqësisë me Japoninë. Gjithsej 107 shtetas të huaj iu dhanë çmimet në pranverë 2025.