Ceremonia e dhurimit të librave në bibliotekën publike “Vexhi Buharaja”, Berat

2023/10/12
   
  

   Më 3 tetor, Ambasadori Takada vizitoi bibliotekën publike “Vexhi Buharaja” në Berat dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të librave të ofruar nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research” përmes projektit “READ JAPAN PROJECT”. Me këtë donacion, 60 libra në lidhje me Japoninë, të shkruara në anglisht, iu dorëzuan bibliotekës. Ambasadori Takada, në fjalën e tij, u uroi studentëve dhe qytetarëve e Beratit të mund të thellojnë njohuritë e tyre për Japoninë përmes librave. Kryetari I Bashkisë, z. Ervin Demo shprehu mirënjohje për dhurimin e librave për bibliotekën dhe dëshirën për shkëmbime të mëtejshme kulturore mes dy vendeve në të ardhmen.