Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Has (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2023/4/6

Në datën 6 prill, në sheshin pranë Bashkisë Has u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.


Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Has ju dorëzuan një makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane të markës ISUZU dhe 14 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Has. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Morina, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë, dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.