Zhvillohet Ceremonia e Dorëzimit të një Mjeti Zjarrfikës për Bashkinë Kamëz në kuadër të skemës së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2020/3/13

Më datë 10 mars, përpara hyrjes së Bashkisë Kamëz, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një mjeti zjarrfikës për këtë bashki. Zjarrfikësja, e pajisur me mjetet e nevojshme të mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri, u dhurua në kuadër të skemës së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.
 



Gjatë këtij eventi, Kyetari i Bashkisë Kamëz, Z. Suli, shprehu dëshirën e tij për të përforcuar më tej shërbimin e mbrojtjes nga zjarri në Kamëz.