Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s
2018/8/24

Më datë 23 Gusht, Ambasadori i Japonisë në Tiranë z. Makoto Ito zhvilloi një takim me z. Đuro Blanuša, Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), dhe diskutoi mbi mundësitë për të bashkëpunuar në të ardhmen.
Z. Blanuša e mirëpriti rritjen e interesit të Japonisë për të investuar në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e tij, Ambasadori tha se shkëmbimet mes të rinjve janë të rëndësishme dhe se do të donte të bashkëpunonte me RYCO-n drejt stabilizimit të rajonit.