Misioni i Biznesit JETRO Vizitë Kortezie te Ministri Karakaçi

2026/11/17

 
   Të martën, më 17 nëntor, Misioni i Biznesit i JETRO-s, që po viziton Shqipërinë, i kryesuar nga Presidenti i JETRO-s, z. Susumu Kataoka, zhvilloi një vizitë kortezie te Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Shkëlqesia e Tij z. Enea Karakaçi. Në takim mori pjesë edhe Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erlind Sulo.
 
 
  Ambasadoja Kato dhe Presidenti Kataoka mbajtën fjalimet hapëse. Më pas, Ministri Karakaçi paraqiti një pasqyrë të sektorëve të infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri dhe ndau pritshmëritë e tij për rolin e kompanive japoneze në vend.
    Në vijim, kompanitë dhe organizatat pjesëmarrëse në mision prezantuan veprimtarinë e tyre të biznesit dhe fushat e interesit. Kjo u pasua nga një shkëmbim mendimesh me Ministrin Karakaçi.