Java Kulturore Japoneze 2026

2026/10/13
Edicioni i 5-të i Javës Kulturore Japoneze do të zhvillohet nga data 14 deri më 18 tetor! Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, të organizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia e Tiranës, kjo veprimtari do t’u prezantojë shqiptarëve kulturën japoneze përmes një larmie aktivitetesh, nga artet tradicionale deri te tendencat bashkëkohore. Ju mirëpresim të gjithëve!
 
Për më shumë informacion, ndiqni faqet zyrtare të Ambasadës së Japonisë dhe të Ministrisë në rrjetet sociale.

Programi
Aktiviteti Datat dhe Oraret Vendi Përshkrimi
Mjedisi i ndërtuar - Një udhërrëfyes alternativ për Japoninë 16 tetor - 11 nëntor, ora 09:00 - 14:00
 
 
COD - Qendra për Hapje dhe Dialog Ekspozita Mjedisi i ndërtuar - Një udhërrëfyes alternativ për Japoninë eksploron marrëdhënien e veçantë mes arkitekturës japoneze, kulturës dhe jetës së përditshme. Ajo prezantohet në bashkëpunim me Fondacionin Japonez dhe COD.
 
Paralelisht, do të prezantohet edhe ekspozita “Grafika bashkëkohore japoneze 1946–1993”, me vepra nga koleksioni i Institutit Japonez të Kulturës në Romë.
 
15 tetor: Ceremonia e hapjes (vetëm me ftesë).
Demonstrim i ceremonisë japoneze të çajit 14 tetor, ora 15:30
 
15 tetor, ora 13:30
Albanian Night Përjetoni bukurinë e përjetshme dhe qetësinë e ceremonisë japoneze të çajit. Ju ftojmë të merrni pjesë në një demonstrim autentik nga mjeshtra japonezë të ceremonisë së çajit, të shoqëruar me degustim, dhe të zbuloni traditat, estetikën dhe filozofinë që qëndrojnë në themel të kësaj praktike të çmuar kulturore japoneze.
 
Numri maksimal: 60 persona për çdo seancë. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm.
Demonstrim dhe degustim i ushqimit japonez 16 tetor, ora 15:30 Albanian Night Ju ftojmë të merrni pjesë në një demonstrim dhe degustim të veçantë të ushqimit japonez, ku traditat kulinare ndërthuren me kulturën dhe mjeshtërinë e përgatitjes. Zbuloni shijet dhe teknikat që e bëjnë kuzhinën japoneze kaq të veçantë.
 
Numri maksimal: 60 persona për çdo seancë. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm.
Dita e Filmit Japonez 17 tetor, ora 15:00 Qendra e Artit “Agimi” Zbuloni kryevepra të kinematografisë japoneze të viteve të fundit.
 
Ora 15:00- 17:20
Sunset Sunrise (2025)
   Regjia:Yoshiyuki Kishi
 
Ora 20:00 – 21:40
The Hotel of My Dream (2024)
 Regjia: Yukihiko Tsutsumi
Kupa e Ambasadorit të Japonisë në Xhudo dhe Karate 18 tetor, ora 10:00 Parku Olimpik i Tiranës Fryma e Japonisë zbret në tatami!
Kupa e Ambasadorit në Xhudo dhe Karate bashkon sportistë në një festë të disiplinës, respektit, këmbënguljes dhe frymës sportive - vlera të rrënjosura thellë në artet marciale japoneze.
 
※ Datat, oraret, vendndodhjet dhe përmbajtja e aktiviteteve mund të ndryshojnë. Ju lutemi, ndiqni njoftimet në rrjetet sociale zyrtare për informacionet më të fundit.
 
▷ Java Ndërkombëtare e Kulturës