Ceremonia e dorëzimit në Organizatën “Shpresa për Jetën” (FY2025: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2026/6/17
    Të mërkurën, më 17 qershor, Ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të “Projektit për Sigurimin e Pajisjeve të Specializuara për Prodhimin e Protezave dhe Ortezave në Tiranë”, në kuadër të skemës së Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP) për vitin fiskal 2025. Ceremonia u zhvillua në ambientet e organizatës “Shpresa për Jetën” në Tiranë.
 
    Ambasadorja Kato vlerësoi kontributin dhe arritjet e Organizatës që nga themelimi i saj në vitin 2011, veçanërisht në mbështetjen e riintegrimit social të personave me aftësi të kufizuara. Ajo shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të ndihmojë që asnjë person me aftësi të kufizuara të mos mbetet i përjashtuar dhe se do të lehtësojë integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri. Gjithashtu, Ambasadorja theksoi se kjo nismë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës dhe organizatës “Shpresa për Jetën”, si dhe në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Japonisë dhe Shqipërisë.
 
  Z. Izet Onuzi, presidenti i organizatës “Shpresa për Jetën”, shprehu mirënjohjen e tij ndaj qeverisë japoneze dhe qytetarëve japonezë për këtë mbështetje, e cila vjen pas asistencës së mëparshme të vitit 2019.
 




   Në vijim, e shoqëruar nga Presidenti Onuzi dhe përfaqësues të tjerë të organizatës, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë në punishten “Shpresa për Jetën”, ku u njoh nga afër mbi mënyrën e përdorimit të pajisjeve të siguruara nga Japonia.