Prezantim i kuzhinës Japoneze në Korçë

2026/6/12
   Më 12 qershor, Ambasada e Japonisë, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Oriental “Bratko” në Korçë, organizoi në ambientet e muzeut një leksion dhe demonstrim të kuzhinës japoneze (aktivitet kulturor i organizuar nga misionet diplomatike japoneze jashtë vendit për vitin fiskal 2026).
 
   Në fjalën e hapjes, Ambasadorja Kato vlerësoi bashkëorganizatorin, Muzeun e Artit Oriental “Bratko”, si të vetmin muze të artit oriental në Ballkanin Perëndimor që kontribuon në prezantimin e kulturës japoneze dhe në forcimin e mirëkuptimit kulturor mes vendeve. Ajo shprehu mirënjohjen e saj ndaj Drejtoreshës së muzeut, znj. Bojana Shukulli, si dhe ndaj të gjithë personave të përfshirë për organizimin e këtij aktiviteti kulturor, duke u uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve.

 
  
    Më pas, z. Hideki Miura, kuzhinier në Ambasadën e Japonisë, demonstroi përgatitjen e roleve të sushi-t duke përdorur përbërës që gjenden lehtësisht në Shqipëri. Ai prezantoi edhe mënyrën e përgatitjes së dorayaki-t, të cilin e kishte përgatitur paraprakisht. Rreth 70 vizitorë patën mundësinë të shijonin rolet e sushi-t dhe dorayaki-n, duke provuar kështu shijet e Japonisë.
 
  
   Pas prezantimit të kuzhinës japoneze, u zhvillua edhe një demostrim praktik origami, ku vizitorët u njohën me artin e palosjes së letrës dhe krijuan figura të ndryshme, si lepuj , bretkosa etj.