Vizitë nga Drejtori Ekzekutiv i Postës Shqiptare, z. Xhafaj

2026/6/10
  
    Të mërkurën, më 10 Qershor, Ambasadorja Kato u takua me z. Etjen Xhafaj, Drejtori Ekzekutiv i Postës Shqiptare. Z. Xhafaj është njohës dhe dashamirës i Japonisë, të cilën e ka vizituar gjatë kohës kur mbante detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Gjatë takimit, ata shkëmbyen mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit me Japoninë, ndërkohë që Ambasadorja Kato u njoh me aktivitetet e Postës Shqiptare.