Ceremonia e Dorëzimit të Projektit për Bashkinë Himarë (FY2025: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2026/6/9

Të martën, më 9 qershor, Ambasadorja Kato vizitoi Bashkinë Himarë për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të projektit “Sigurimi i një eskavatori të tipit Backhoe Loader për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Bashkinë Himarë”, të financuar në kuadër të Programit të Ndihmës me Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP) për vitin fiskal 2025.

Ambasadorja Kato theksoi se vënia në funksion e eskavatorit, në kuadër të projektit të zbatuar nga AULEDA, do të përmirësojë aksesin e banorëve të zonave rurale të Himarës në shërbimet publike, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin. Ajo shprehu gjithashtu besimin se ky projekt do të forcojë kapacitetet e Bashkisë Himarë për reagim ndaj fatkeqësive natyrore dhe do të ndihmojë në garantimin e një jete më të sigurt për banorët. Ajo gjithashtu uroi që marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet Japonisë dhe Himarës të zhvillohen më tej dhe, në një kuadër më të gjerë, të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë Himarë, z. Vangjel Tavo, dhe znj. Mirela Koçi, përfaqësuese e AULEDA-s, shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e ofruar nga Qeveria e Japonisë.

