Ambasadorja Kato Merr Pjesë Në Mbledhjen E Bordit Të AJCCI
2026/6/3

Të mërkurën, më 3 qershor, Ambasadorja Kato, anëtare nderi, mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI), me ftesë të Dhomës. (Takimi u zhvillua në Agro Koni Farm, Durrës.)Të mërkurën, më 3 qershor, Ambasadorja Kato, anëtare nderi, mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI), me ftesë të Dhomës. (Takimi u zhvillua në Agro Koni Farm, Durrës.)

Përpara mbledhjes së bordit, Ambasadorja Kato dhe pjesëmarrësit e tjerë u njohën me situatën aktuale të kultivimit të perimeve në fermën Agro Koni, kompani anëtare e AJCCI-së. Ferma kultivon kultura hibride duke përdorur fara japoneze, si ato të kompanisë Sakata Seed.

Në mbledhjen e bordit, Kryetari z.Ponari raportoi mbi aktivitetet e ardhshme të AJCCI-së, përfshirë planet për vizitën e një misioni biznesi të JETRO-s në Shqipëri në Nëntor 2026. Ambasadorja Kato iu referua Samitit Japoni–Shqipëri, të zhvilluar në Tokio më 22 Maj, gjatë të cilit të dy udhëheqësit shprehën synimin për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë. Ajo theksoi se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet e AJCCI-së, me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të biznesit ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe përmes misionit të planifikuar të biznesit të JETRO-s në nëntor 2026.

