Ambasadorja Kato në mbledhjen e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni

2026/4/28

  
     Të martën, më 28 prill, Ambasadorja Kato u ftua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI) për të marrë pjesë në mbledhjen e tyre të bordit në Mirditë (Ambasadorja Kato është anëtare nderi).
 

  Përpara mbledhjes së bordit, Ambasadorja zhvilloi një vizitë kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Mirditës, z. Albert Mëlyshi, i cili shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Japonia i ka ofruar deri më tani Bashkisë së Mirditës.
 

 
  Ambasadorja Kato, së bashku me zyrtarë të AJCCI-së, vizitoi një kompani lokale që shpreh interes për zgjerimin e aktivitetit të saj me Japoninë. Gjatë mbledhjes së bordit, Kryetari i AJCCI-së, z. Avni Ponari, paraqiti një raport mbi Forumin e Dytë të Biznesit Shqipëri–Japoni, të zhvilluar në Mars 2026, ndërsa edhe Ambasadorja mbajti fjalën e saj. Pas kësaj, u zhvillua një diskutim mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë.