Vizita e kortezisë e Ambasadores Kato me Ministrin e Punëve të Brendshme Sh.T.z. Lamallari

2026/4/10
   
   Të premten, më 10 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Ministrin e Punëve të Brendshme Sh.T. z. Besfort Lamallari, në Ministrinë e Brendshme. Ministri Lamallari u transferua nga posti i Ministrit të Drejtësisë në atë të Ministrit të Punëve të Brendshme pas një riorganizimi të kabinetit në mars 2026.
 

 
    Ambasadorja Kato e uroi Ministrin Lamallari për emërimin e tij dhe shprehu mirënjohjen për përpjekjet e tij në garantimin e sigurisë së shtetasve japonezë që banojnë në Shqipëri, si dhe të turistëve japonezë që vizitojnë vendin. Ajo gjithashtu theksoi se Japonia po mbështet reformat ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në BE, nëpërmjet Nismës së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, dhe të dy palët shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Japoni–Shqipëri.