Ambasadorja Kato zhvillon një vizitë kortezie me z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

2026/4/7

    Të martën, më 7 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (Sh.T.Z. Enea Karakaçi), në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
 

 
  Ministri Karakaçi mori detyrën pas riformatimit të kabinetit qeveritar në mars 2026. Ambasadorja Kato i shprehu urimet e saj për emërimin në këtë detyrë. Ajo gjithashtu u ndal te projektet ekzistuese të bashkëpunimit ekonomik të Japonisë në fushat e infrastrukturës dhe energjisë, si dhe shkëmbeu mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Shqipërisë.