Ambasadorja Kato merr pjesë në takimin inaugurues të MEXT Alumni në Shqipëri
2026/4/3

Të premten, më datë 3 prill, Ambasadorja Kato mori pjesë në takimin inagurues të MEXT Alumni në Shqipëri, me ftesë të organizatorëve (Vila 31, Tiranë). Rrjeti i MEXT Alumni në Shqipëri (grup i alumnëve të programit të bursave të Qeverisë Japoneze të Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë) u themelua në korrik 2025. Në këtë takim inagurues morën pjesë dymbëdhjetë persona, përfshirë z. Genti Beqiri, President i Shoqatës, si dhe Prof. Asoc. Bujar Dida, nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ish-Ambasador i Shqipërisë në Japoni.

Ambasadorja Kato e përgëzoi grupin për organizimin e këtij takimi inagurues dhe shprehu mirënjohjen për kontributet e dhëna deri më tani nga Presidenti Beqiri dhe ish-studentët e kthyer, si në themelimin e shoqatës ashtu edhe në avancimin e marrëdhënieve Japoni–Shqipëri. Ajo gjithashtu deklaroi se Ambasada Japoneze do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet e shoqatës dhe shprehu shpresën që anëtarët e saj do të vazhdojnë të shërbejnë si një urë lidhëse mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit, u shfaq edhe një video-mesazh nga Kryeministrja Takaichi, që ishte paraqitur në Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të Alumni-ve MEXT, të mbajtur në Tokio në muajin mars.
Gjatë takimit, u shfaq edhe një video-mesazh nga Kryeministrja Takaichi, që ishte paraqitur në Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të Alumni-ve MEXT, të mbajtur në Tokio në muajin mars.

Në këtë takim morën pjesë ish-studentë shqiptarë të kthyer që jetojnë në Zvicër, si dhe ish-studentë nga Malavi dhe Kosta Rika, të cilët janë aktivë në komunitetin lokal. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e ardhshme të MEXT Alumni dhe u angazhuan në rrjetëzim ndërmjet ish-studentëve të kthyer.

