Ambasadorja Kato zhvillon vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hoxha

2026/4/2

 
    Të enjten, më datë 2 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Sh.T. Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministri Hoxha mori detyrën pas një riorganizimi të kabinetit qeveritar në mars 2026.
 

 
    Ambasadorja Kato shprehu urimet e saj për emërimin e Ministrit Hoxha dhe shkëmbeu mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Japoni–Shqipëri, duke u ndalur dhe në bashkëpunimin midis dy vendeve në arenën ndërkombëtare.