Ceremonia e dorëzimit të pajisjes në Bashkinë Klos (FY2024: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2026/4/2

Të enjten, më 02 Prill, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Klosit dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një mjeti për “Projektin për Sigurimin e një Eskavatori për Zhvillimin e Kanaleve Ujitëse për Bashkinë Klos, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.

Ambasadorja Kato shprehu bindjen se ky mjet do të përmirësojë kapacitetin për zhvillimin e kanaleve të ujitjes në Bashkinë e Klosit, duke ndihmuar në sigurimin e ujit të mjaftueshëm për kultivimin e të mbjellave, zgjerimin e prodhimit bujqësor dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve. Po ashtu, ajo uroi që bashkëpunimi ndërmjet Japonisë dhe Bashkisë së Klosit, si dhe me Shqipërinë në tërësi, të forcohet më tej. Kryetarja e Bashkisë së Klosit, Znj. Valbona Kola, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Japonisë.

Deri më sot, qeveria japoneze ka dorëzuar sisteme fotovoltaike të energjisë diellore në Bashkinë e Klosit në vitin 2024, përmes një projekti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
