Ambasadorja Kato zhvillon një vizitë kortezie me znj. Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë

2026/4/1

    Të mërkurën, më datë 1 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me znj. Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, në godinën administrative të institucionit.
 

    Gjatë takimit me Kryetaren Ekonomi, e cila është gjithashtu anëtare e Shoqatës së Miqësisë Parlamentare Shqipëri-Japoni, u reflektua mbi shkëmbimet e mëparshme midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe u diskutua mbi ide me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.