Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministrin e Mbrojtjes Nufi

2026/3/31

   Të martën, më datë 31 mars, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, në ambientet e ministrisë. Ministri Nufi mori detyrën si Ministër i Mbrojtjes gjatë riorganizimit të kabinetit në mars 2026.
 

 
   Ambasadorja Kato i shprehu urimet e saj Ministrit Nufi për marrjen e detyrës dhe foli lidhur me politikën e sigurisë së Qeverisë së Japonisë, si edhe marrëdhënien shumëplanëshe të bashkëpunimit midis Japonisë dhe Shqipërisë. Ministri Nufi u shpreh se Shqipëria synon të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim me Japoninë, e cila zotëron teknologji të avancuara.