Z. Seiichiro Taguchi, Ambasador përgjegjës për çështjet e Ballkanit Perëndimor (Këshilltar, Byroja për Çështjet Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë), dhe z. Obradovic, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor të Ballkanit Perëndimor hkëmbyen pikëpamje mbi çështjet me interes të përbashkët
2026/2/18

Më 18 shkurt, Ambasadori Seiichiro Taguchi, Këshilltar në Byronë për Çështjet Evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, vizitoi Shqipërinë dhe u takua me z. Vladimir Obradovic, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO), në selinë e saj.
Ambasadori Taguchi shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm të RYCO-s që nga viti 2018 në zbatimin e Programit të Vizitës në Japoni (Ndërtimi i Paqes) për liderët e rinj nga Ballkani Perëndimor, në kuadër të Programit të Lidhjeve të Miqësisë së Japonisë “MIRAI” të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit me RYCO-n. Ky Program i Vizitës në Japoni është gjithashtu pjesë e Nismës së Bashkëpunimit të Japonisë me Ballkanin Perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, z. Obradovic, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe efektiv të Japonisë me RYCO-n dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe shprehu shpresën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me Qeverinë e Japonisë dhe Ambasadën e Japonisë në Shqipëri.
