Ambasadorja Kato në leksion të hapur në Universitetin Bedër
2026/2/11

Të mërkurën, më date 11 shkurt, Ambasadorja Kato u ftua nga Universiteti Bedër për të mbajtur një leksion të hapur për studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, mbi marrëdhëniet Japoni–Shqipëri.

Ambasadorja Kato foli për miqësinë që ka ekzistuar prej mbi 100 vitesh, hapjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në vitin 2017, si dhe marrëdhëniet aktuale dypalëshe Japoni–Shqipëri në fushat e politikës, ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik, duke përmendur shembuj konkretë.
Ajo foli gjithashtu për Programin e Studimeve Jashtë Vendit, të zhvilluar nga Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë e Japonisë, si dhe Javën Kulturore Japoneze, e cila organizohet çdo vit në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Gjithashtu, Ambasadorja Kato ndau me audiencën dhe një video promovuese lidhur me bashkëpunimin me brezin e ri për ruajtjen e një rendi ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit.

Në leksion morën pjesë Prof. Dr. Gjergji Sinani, Rektor i Universitetit Bedër, si dhe Prof. Asoc. Dr. Enriketa Sogutlu, Zëvendësrektore dhe Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë në universitet.

