Ambasadorja Kato mori pjesë në Takimin e ish-pjesëmarrësve Shqiptarë të Programit MIRAI

2026/2/6
 
  Të premten, më datë 6 shkurt, Ambasadorja Kato mori pjesë në Takimin e ish-pjesëmarrësve shqiptarë të Programit MIRAI, i organizuar në ambientet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO), me ftesën e tyre.
 

 
Gjatë këtij takimi, dy pjesëmarrësit nga Shqipëria, të cilët do të vizitojnë Japoninë nga data 13 deri më 18 shkurt për të marrë pjesë në Programin MIRAI 2025, folën për aspiratat e tyre. Në këtë takim morën pjesë edhe ish-pjesëmarrës nga Shqipëria, të cilët ndanë përvojat dhe këshillat e tyre për pjesëmarrësit e këtij viti.
Ambasadorja Kato u uroi pjesëmarrësve të këtij viti një vizitë të frytshme në Japoni dhe u shpreh se uron që pjesëmarrësit dh eish pjesëmarrësit e Programit MIRAI, të shfrytëzojnë rezultatet e vizitës së tyre në Japoni për të kontribuar në pajtimin dhe ndërtimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.