Pjesëmarrja e Ambasadores Kato në Mbledhjen e Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni
2026/1/20

Të martën, më datë 20 janar, Ambasadorja Kato ishte e ftuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit (në të cilin Ambasadorja Kato është anëtare nderi), e cila u zhvillua në qytetin e Belshit.


Ambasadorja Kato vizitoi më pas Agroturizmin Paja, një kompani anëtare e re e AJCCI (me vendndodhje në Belsh), së bashku me përfaqësues të AJCCI-së, të cilët shprehën pritshmëri të larta për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të biznesit me Japoninë.
