Ambasadorja Kato mban një leksion të hapur në Universitetin e Tiranës.

2026/1/15
   Të mërkurën, më datë 14 janar, Ambasadorja Kato u ftua nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, për të mbajtur një leksion me titull Diplomacia publike e Japonisë – shkëmbimet ndërnjerëzore, kulturore dhe sportive midis Japonisë dhe Shqipërisë”, në sallën e leksioneve të fakultetit.


 
  Ambasadorja Kato ndau informacion mbi diplomacinë publike të Japonisë, duke përmendur shembuj konkretë të shkëmbimeve. Më pas, prezantoi disa video promovuese, duke vënë theksin mbi natyrën shumëplanëshe të kulturës japoneze, e cila vlerëson traditën duke përfshirë njëkohësisht elemente moderne që, në epokën e sotme të globalizimit, merr në konsideratë elemente nga kultura të tjera për t’u zhvilluar dhe evoluar. Ajo përmendi gjithashtu mënyrën se si “kultura pop” po përdoret për të promovuar atraksione të ndryshme në Japoni. 
 
  
 
  Leksioni, në të cilin ishte e pranishme edhe Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u ndoq me interes nga studentë si dhe nga anëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.