Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Sh.S. Prof. Dr. Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
2026/1/8

Të enjten, më datë 8 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Prof. Dr. Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale).
Ambasadorja Kato përgëzoi Ministren Sala për emërimin e saj dhe u ndal te marrëdhënia e bashkëpunimit midis Japonisë dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë deri më tani. Së bashku, shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Ministrja Sala është një figurë e dalluar në fushën e onkologjisë dhe anëtare nderi e Shoqatës Japoneze të Radiologjisë.
