Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve për Bashkinë Maliq (Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal, Viti Fiskal 2024)

2025/12/10
     
       Të mërkurën, më 10 dhjetor, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Maliqit dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve për “Projektin për Sigurimin e një Eskavatori të tipit Skid-Steer Loader për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Maliq”, në kuadër të Ndihmës me Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP) për Vitin Fiskal 2024.
 
  

   Ambasadorja Kato uroi që ky bashkëpunim të rrisë kapacitetet e Bashkisë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugëve të qytetit, të përmirësojë shërbimet administrative për banorët duke rritur aksesueshmërinë në zonat rurale si edhe të kontribuojë më tej në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Z. Gëzim Topçiu, shprehu mirënjohjen e tij për asistencën e Japonisë, duke theksuar se ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur pa mirëkuptimin dhe mbështetjen e popullit japonez.