Nënshkruhet Kontrata e Grantit për Projektin për Sigurimin e një Sistemi Fotovoltaik për Shkollën Ismet Nanushi në Bashkinë Durrës, në kuadër të skemës së “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025”.

2025/12/5

    Të premten, më 5 Dhjetor, në Ambasadën e Japonisë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për " Projektin për Sigurimin e një Sistemi Fotovoltaik për Shkollën Ismet Nanushi në Bashkinë Durrës " në kuadër të Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025. Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe znj. Eljona Elmazi, Drejtoreshë e World Vision Albania. Përmes këtij granti në Shkollën e Bashkuar Ismet Nanushi do të instalohet një sistem fotovoltaik.
 

 
  Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato tha se për shkak të kufizimeve buxhetore të shkaktuara nga procesi i rindërtimit pas tërmetit të Shqipërisë në vitin 2019, shkolla Ismet Nanushi është ende e detyruar të kufizojë përdorimin e ngrohjes dhe ftohjes. Ajo u shpreh se falë instalimit të sistemit fotovoltaik përmes këtij bashkëpunimi, pritet të përmirësohen kushtet e mësimit dhe të punës për 730 nxënësit e shkollës dhe rreth 50 mësuesit dhe pjesëtarët e stafit, duke mundësuar ofrimin e një arsimi më të sigurt dhe me cilësi të lartë. Gjithashtu, Ambasadorja Kato shprehu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Japonisë, World Vision Albania dhe Bashkisë Durrës, e më gjerë me Shqipërinë, të thellohen edhe më tej. Përfaqësuesja e World Vision Albania, znj. Elmazi, shprehu mirënjohjen ndaj popullit dhe Qeverisë së Japonisë për mbështetjen e dhënë.