Ambasadorja Kato mori pjesë në Konferencën Rajonale të Hematologjisë të organizuar nga “Takeda South Eastern Europe”

2025/12/4

   Të enjten, më datë 4 dhjetor, Ambasadorja Kato mori pjesë në Konferencën Rajonale të Hematologjisë të organizuar nga dega e Takeda për Evropën Juglindore ku mbajti edhe fjalën hapëse.
 

 
 Kjo konferencë rajonale, e organizuar nga dega e “Takeda's Southeastern Europe”, mblodhi së bashku ekspertë të hematologjisë nga Ballkani Perëndimor në Shqipëri, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe mendimeve mes specialistëve mbi kërkimet dhe praktikat klinike në fushën e hematologjisë. Nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Ivanaj, Drejtor i Departamentit të Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Shqipëri, konferenca bashkoi ekspertë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.
 
  

 
    Në fjalën e saj hapëse, Ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj për zhvillimin aktiv të biznesit të “Takeda Albania” që prej themelimit në vitin 2021 dhe për kontributin e saj në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Japonisë dhe Shqipërisë, si anëtare e Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Ajo u shpreh se është e kënaqur që një kompani japoneze me një nivel kaq të lartë ekspertize si Takeda po kontribuon në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorja theksoi konferenca rajonale është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes industrisë dhe akademisë, dhe shprehu vlerësimin e saj për nismën e Takeda për Evropën Juglindore dhe Takeda Albania. Ambasadorja tha gjithashtu se shpreson që kjo konferencë rajonale do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve B2B midis Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe midis Japonisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe i uroi konferencës sukses.