Misioni i Biznesit i JETRO-s zhvillon vizitë kortezie me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S.Znj. Spiropali.

2025/11/20

 
    Të enjten, më date 20 nëntor, Misioni i Biznesit të Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO) (i kryesuar nga z. Yoshiaki Ishihara, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit të JETRO-s), zhvilloi një vizitë kortezie te Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, në ambientet e MEPJ.

    Nga pala shqiptare morën pjesë gjithashtu Sh.T.Z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë në Japoni, si edhe Znj. Miriam Shyti, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

 

 
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i kushtoi gjithashtu rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike. Ministrja Spiropali mirëpriti vizitën e parë në Shqipëri të një misioni biznesi të përbërë nga biznesmenë nga selitë qendrore të kompanive japoneze dhe degët e tyre në Evropë, si edhe nga zyrat ndërkombëtare të JETRO-s.
 

 
    Ambasadorja Kato shprehu dëshirën që kjo vizitë e misionit të shënojë fillimin e forcimit të marrëdhënieve të biznesit midis Japonisë dhe Shqipërisë. Më pas, anëtarët e misionit prezantuan një pasqyrë të aktiviteteve të tyre dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.