Forumi i Biznesit Japoni–Shqipëri

2025/11/20

 
 
    Të enjten, më datë 20 nëntor, me rastin e vizitës së misionit të biznesit të JETRO-s në Shqipëri, u zhvillua në Tiranë, Forumi i Parë i Biznesit Japoni–Shqipëri (i bashkë-organizuar nga JETRO dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve – AIDA).

 
     

     


    Në forumin e biznesit, fjalët hapëse u mbajtën nga Sh.S. znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ambasadorja Kato, Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, z. Ermal Muça, si edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AIDA-s, znj. Laura Saro. Ambasadorja Kato mirëpriti vizitën e parë të Misionit të Biznesit të JETRO-s në Shqipëri dhe shprehu dëshirën që kjo vizitë të shërbejë si një mundësi për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë.

 
           
 

    Në këtë forum biznesi, autoritetet shqiptare shpjeguan politikat, situatën aktuale dhe sfidat në fushat e interest të misionit të biznesit të JETRO-s (energjia, infrastruktura dhe mjedisi),ndjekur nga prezantimet e kompanive japoneze mbi aktivitetet e tyre. Rreth 100 pjesëmarrës ndoqën programin e forumit.


        

 
    Në përfundim të forumit, fjalët përmbyllëse u mbajtën nga z. Ishihara, Drejtor i Qendrës së Mbështetjes së Biznesit të Jashtëm të JETRO-s dhe drejtues i Misionit të Biznesit të JETRO-s, si dhe nga z. Avni Ponari, Kryetar i Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Në përfundim të eventit u zhvilluan takime biznesi dhe u vendosën kontakte me kompanitë shqiptare.