Misioni i Biznesit i JETRO-s zhvillon vizitë kortezie me Sh.T. Kryeministrin Rama
2025/11/19

Të mërkurën, më datë 19 Nëntor, një delegacion biznesi nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO), i kryesuar nga Yoshiaki Ishihara, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit të JETRO-s, zhvilloi një vizitë kortezie me Kryeministrin, Sh.T. Z. Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.

Kjo është hera e parë që një mision biznesi, i përbërë nga biznesmenë nga selitë qendrore të kompanive japoneze dhe nga bazat e tyre në Evropë, si edhe nga zyrat e jashtme të JETRO-s, viziton Shqipërinë.

Në vizitën e kortezisë së delegacionit me Kryeministrin Rama mori pjesë gjithashtu dhe Sh. T. Z. Ermal Muca, Ambasador I Shqipërisë në Japoni, Z. Besjan Kadiu, Zëvendësministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Z. Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër për Ekonominë dhe Inovacionin.

Ambasadorja Kato shprehu dëshirën e saj të sinqertë që vizita e misionit të shënojë fillimin e forcimit të marrëdhënieve të biznesit midis Japonisë dhe Shqipërisë. Anëtarët e misionit dhanë një përmbledhje të aktiviteteve të tyre dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat e forcimit të marrëdhënieve të biznesit mes dy vendeve.
