Vizitë kortezie e Ambasadores Kato me Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Sh. S. znj. Spiropali
2025/11/18

Më datë 18 nëntor, të martën, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Sh. S. znj. Elisa Spiropali, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ambasadorja Kato uroi Ministren Spiropali për emërimin e saj dhe shkëmbeu mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke u mbështetur mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit që Ministrja ka pasur me Ambasadën dhe me Japoninë që nga pozicioni i saj i mëparshëm si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë dhe si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

