Ambasadorja Kato zhvillon një takim kortezie te z. Liburn Aliu, Drejtor i Autoritetit Portual Durrës.
2025/11/13

Të enjten, më 13 nëntor, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me z. Liburn Aliu, Drejtor i Autoritetit Portual Durrës, në zyrën e tij. Gjatë takimit, Ambasadorja Kato e uroi z. Aliu për emërimin e tij në detyrën e re dhe shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë në fushën e porteve dhe infrastrukturës.
