Ambasadorja Kato në ligjëratën për Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare (AIIS)
2025/11/12

Të mërkurën, më datë 12 nëntor, ambasadorja Kato ishte e ftuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), për të mbajtur një ligjëratë me titull “Rajoni Indo-Paqësor i Lirë dhe i Hapur (FOIP), i bazuar në sundimin e ligjit si një shtyllë kyçe e politikës së jashtme të Japonisë dhe marrëdhëniet e saj me Evropën dhe Shqipërinë”, në Forumin e Politikës së Jashtme të organizuar nga AIIS (zhvilluar në Librarinë Tirana Times).

Ambasadorja Kato prezantoi konceptin bazë të një “Indo-Paqësori të Lirë dhe të Hapur (FOIP)” si një shtyllë kryesore të diplomacisë japoneze. Ajo foli dhe për një plan të ri për FOIP, duke dhënë shembuj konkretë të marrëdhënieve Japoni–Evropë dhe Japoni–Shqipëri. Prezantimi u prit me interes duke u ndjekur nga një sesion interaktiv pyetjesh dhe përgjigjesh.

