Nënshkrimi i Kontratës së Grantit për “Sigurimin e një Makine Zjarrfikëse të Përdorur për Parkun Kombëtar të Butrintit”, në kuadër të Ndihmës me Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025.
2025/11/7

Të premten, më 7 nëntor, në Ambasadën e Japonisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit (G/C) për “Për Sigurimin e një Makine Zjarrfikëse të Përdorur për Parkun Kombëtar të Butrintit”, në kuadër të Ndihmës me Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025.
Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe Znj. Jorida Muho, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (BMF). Ky grant do të mundësojë dhurimin e një makine zjarrfikëse të përdorur për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Drejtoresha Ekzekutive e BMF-së, Znj. Muho, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e popullit japonez.

