Nënshkrimi i Kontratës së Grantit (G/C) për Projektin e Sigurimit të një Ekskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Himarë, në kuadër të Ndihmës me Grante për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025.

2025/10/31

    Të premten, më 31 tetor, në Ambasadën e Japonisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit (G/C) për “Projektin e Sigurimit të një Ekskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Himarë”, në kuadër të Programit të Ndihmës me Grante për Projektet të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (Viti Fiskal 2025).
Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe Znj. Mirela Koçi, Drejtoreshë e OJF-së “Auleda”. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu Kryetari i Bashkisë Himarë, Z. Vangjel Tavo, dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë.

 
 
 
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato theksoi se kjo ndihmë përmes organizatës “Auleda” do të përmirësojë mirëmbajtjen e rrugëve dhe kapacitetin e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore në Himarë, do të lehtësojë aksesin në shërbime, përfshirë kujdesin mjekësor dhe arsimin për banorët e qytetit, si dhe do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi jetese më të sigurt. Ajo gjithashtu uroi që marrëdhëniet bashkëpunuese mes Japonisë dhe Bashkisë Himarë, si edhe mes Japonisë dhe Shqipërisë, të zhvillohen edhe më tej.
    Znj. Koçi nga “Auleda” dhe Kryetari i Bashkisë Himarë, Z. Tavo, shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Qeverisë Japoneze.