Ambasadorja Kato zhvillon një takim kortezie me Z. Salla, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
2025/10/29

Të mërkurën, më 29 tetor, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Z. Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ambasadorja Kato dhe Ministri Salla rikujtuan marrëdhënien bashkëpunuese që daton që nga koha kur Z. Salla ishte Kryetar i Bashkisë së Cërrikut, dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
