Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministren e Shtetit për Negociatat e Integrimit në BE, znj. Dhuka
2025/10/29

Të mërkurën, më 29 tetor, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me znj. Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit për Negociatat e Integrimit në BE, në godinën e Kryeministrisë.

Ambasadorja Kato dhe Ministrja Dhuka shkëmbyen mendime, duke u përqendruar në bashkëpunimin e qeverisë japoneze si pjesë e Nismës së Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të reformave ekonomike dhe sociale që po zbaton qeveria shqiptare në kuadër të përgatitjeve për integrimin në Bashkimin Evropian në vitin 2030, të cilin qeveria shqiptare e ka përcaktuar si prioritetin e saj kryesor politik.
