Ceremonia e nënshkrimit për projektin e bashkëpunimit me Fondin e Ballkanit Perëndimor
2025/10/28

Të martën, më 28 tetor, Ambasadorja Kato nënshkroi një kontratë me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF), Dr. Gjergj Murrën, për organizimin e simpoziumit “#Lead Balkans – Liderët rajonalë të diasporës”, në zyrën e WBF-së.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me një problem serioz të burimeve njerëzore të cilët emigrojnë drejt rajoneve të tjera. Ky projekt synon të arrijë një zhvillim të balancuar në rajon duke mundësuar ndarjen e njohurive të diasporës me origjinë nga rajoni, duke ndërtuar marrëdhënie midis palëve të interesit dhe duke fuqizuar udhëheqësit e rinj në rajon. Në simpozium do të marrin pjesë një gamë e gjerë e palëve të interesit, përfshirë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, diaspora brenda BE-së, ekspertë, media dhe publiku i gjerë. Qeveria japoneze do të ofrojë një mbështetje prej 51,000 eurosh për këtë project që do të implementohet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF).
Mbështetja e Japonisë për WBF është pjesë e "Iniciativës për Bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor" të iniciuar në janar 2018 nga Kryeministri i atëhershëm Abe, dhe ka si qëllim të mbështesë reformat ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor teksa ato synojnë t’i bashkohen BE-së, si dhe të promovojë bashkëpunimin brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato u shpreh se ky projekt është një iniciativë inovative e cila synon fuqizimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe diasporën me origjinë nga rajoni, si dhe rikonfirmoi qëllimin e saj për të punuar ngushtë me Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e projektit për të siguruar suksesin e këtij eventi.
